Në verilindje reshjet e shiut nuk kanë pushuar thuajse gjatë 24 orëve të fundit.
Intensiteti i tyre ka sjellë probleme në disa akse rrugore. Shkarje gurësh e inerte të shumta ka pasur në rrugën Kukës- Shishtavec, kryesisht në segmentin me problematik nga Ura e Zapodit deri në Topojan.
Shkarje gurësh e inerte ka patur edhe në rrugët Bajram Curri -Valbonë, Bajram Curri- Lekbibaj. Qarkullimi i mjeteve është bërë me vështirësi duke përdorur një korsi në segmente të caktuara. Mjetet e kompanive sipërmarrëse dhe të bashkive kanë punuar për largimin e inerteve, duke rivendosur qarkullimin për mjetet dhe udhëtarët. /abcnews.al
Artikuj të ngjashëm
-
Rënie gurësh në rrugët nacionale të Kukësit, dëmtohet Ujësjellësi i Tropojës nga moti i keq
-
Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në disa zona
-
Reshjet e borës shkaktojnë vështirësi në qarkullimin rrugor në Kosovë e rajon
-
Reshjet e borës shkaktojnë probleme në një pjesë të Rrugës së Arbrit
-
Gjendje e rënduar nga përmbytjet në veri