Me fillimin e reshjeve filluan edhe problemet, meqë banorët e një kompleksi banesor afër “Rrugës B” kishin informuar se bodrumet e tyre po vërshoheshin nga ujërat e zeza, dhe situata po përkeqësohej edhe më.
Kurse, edhe pse punonjës të ujësjellësit rajonal “Batllava” kishin tentuar t’i hapnin gypat e kanalizimit, nuk ia kishin arritur, thonë banorët e kësaj pjese të kryeqytetit.
Banorët ankohen se po dëmtohen hidroforët dhe pompat e ngrohjes, ndërsa ashensori është shkyçur nga rrjeti për pasojë të vërshimeve, raporton televizioni publik.
Ata thonë se mes banorëve ka të atillë me sëmundje kronike me dializë që duhet të ngjiten tetë ose nëntë kate dhe kjo, për ta, është një shqetësim i madh.
Veç vërshimit dhe dëmeve materiale, banorët thonë se ka edhe rrezik të përhapjes së ndonjë sëmundjeje, meqë këtu kundërmon erë e rëndë nga ujërat e zeza.
-
Vërshimet në Prishtinë, problemi me pusetat e bllokuara
-
Për vite me radhë, komuna nuk u bën zgjidhje bodrumeve të mbushura me ujëra të zeza
-
Banorët e një kompleksi në “Bregun e Diellit” janë në hall me ujërat e zeza
-
Prishtina me sistem të dobët të kanalizimeve, vërshime sa herë ka reshje
-
Banorët e “Dardanisë” në Prizren ankohen për telashet me infrastrukturën