Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshje shiu e bore në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Foto: Koha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës së premte parashikohen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune por me intensitet më të dobët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s.