Në kuadër të Samitit të Sofjes, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, bashkë me Kryeministrin Haradinaj, zv/Kryeministrin Pacolli e zyrtarë tjerë shtetëror, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku para përfaqësuesve të lartë të shteteve e bizneseve foli për rëndësinë e trajtimit të problemeve mjedisore në mënyrë të përbashkët.
“Po synojmë të krijojmë një mjedis institucional ku ekonomia e tregut do të jetë në hap me ambientin. Qëllimi ynë final është ndërtimi i një ekonomie të gjelbër dhe të një kapitalizmi ekologjik, ku do të zbatohen teknologjitë e pastra dhe energjia e ripërtëritshme ” deklaroi Reshitaj.
Më tej Reshitaj kërkoi nga shtetet pjesëmarrëse përkrahje me investime në energji të ripërtëritshme, zvogëlimin e emetimeve, menaxhimin efikas të mbeturinave, fuqizimin e ekonomisë së gjelbër dhe zbatimin e teknologjive të pastra.
Në fund Reshitaj deklaroi që ne si shtet e vlerësojmë si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira edhe me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, duke forcuar edhe më tutje dialogun rajonal dhe fqinjësinë e mirë.
Gjatë këtij forumi Reshitaj takoi udhëheqës të këtij forumi, liderë shtetesh e biznesesh nga Bashkimi Evropian e Ballkani Perëndimor, me të cilët diskutoi për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
-
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë obligimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës
-
Haxhiu: Të njihet përparimi i Kosovës, duke ia dhënë statusin e vendit kandidat