Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, në Vjenë mori pjesë në Panelin e Lartë “Politikat e Energjisë dhe Klimës pas vitit 2020” organizuar nga Komuniteti i Energjisë, në të cilën po marrin pjesë ministra nga shtetet e rajonit dhe ekspertë që kanë përgatitur dokumente të rëndësishme në fushën e ndryshimeve klimatike.
Reshitaj foli për të arritur e Kosovës në fushën e ndryshimeve klimatike dhe energjisë së ripërtërishme duke theksuar se për të zbutur pasojat dhe për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike duhet që secili shtet të jep kontributin e vet.
Reshitaj deklaroi se Kosova ka punuar në hartimin e legjislacionit duke filluar me transpozimin e Rregullores per Mekanizmin e Monitorimit. Poashtu sipas saj është përfunduar drafti i Strategjisë për Ndryshime Klimatike, objektivi kryesor i së cilës është zvogëlimi i emetimet të gazrave serrë përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në të gjithë sektorët, zhvillimit të burimeve të energjisë së ripërtëritshme dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
“Duke marrë parasysh që ndryshimet klimatike janë problem global që rrezikon mirëqenien e tërë qytetareve të botës, edhe angazhimi dhe zgjidhjet duhet të jenë të përbashkëta. Pra secili shtet duhet ti kryej detyrat dhe përgjegjësitë që ka në këtë drejtim, në mënyrë që të përmirësojmë gjendjen e ndotjes se ajrit, andaj duhet të fokusohemi se si ne mund ta përmirësojmë atë duke e ulur përdorimin e gazrave të dëmshme, thëngjillit dhe lendeve tjera të cilat ulin kualitetin e jetës dhe që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe jetëgjatësinë tonë“ tha nder të tjera ajo.
-
Reshitaj në Vjenë flet për sfidën e ndryshimeve klimatike
-
Reshitaj në Samitin e Sofjes, kërkon përkrahje për mjedisin
-
Kosova në Konferencën Botërore për Mbrojtja të mjedisit
-
Reshitaj: Mbrojtja e mjedisit është mbrojtje e shëndetit të qytetareve
-
Kosova kërkon ndihmën e dy agjencive të Kombeve të Bashkuara për reduktim të ndotjes së ambientit