Albena Reshitaj, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka fajësuar institucionin që drejton që ka lënë ambalazhuesit e ujit që t’u grumbullohet borxhi. Falja, sipas saj ka qenë e pashmangshme.
“Fajtor për mospagesën e taksës ujore janë Ministria e Mjedisit pse ka lejuar të funksionojnë ambalazhuesit e ujit për një dekadë pa paguar këtë taksë. Faji është i të gjithë akterëve përgjegjës për këtë çështje, tash është vendosur që të falen krejt këto taksa”, ka thënë Reshitaj në “Puls” të KTV-së.
Ajo ka thënë se nuk është dashtë të lejohet që të grumbullohet gjithë ky borxh nga akterët që ishin përgjegjës.
“Pra është neglizhencë e të dy palëve edhe operatorëve edhe shtetit”, ka thënë Reshitaj.
Falja e borxheve ambalazhuesve të ujit nga Kryeministri, jashtëligjshëm dhe arbitrar