Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Rënia e demokracisë”, kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”

Sfidat, me të cilat po përballet demokracia globale, janë krye-temë e së dielës në “Koha Ditore”.

Humbja e besimit në qeverisjet demokratike dhe ndikimi i kësaj krize në Kosovë, krahas rritjes së “stabilitetokracisë” në Ballkan, janë disa prej çështjeve që trajtohen në një varg shkrimesh për këtë temë. Si zakonisht, nuk mungojnë shkrime të tjera interesante nga rubrikat e përjavshme të gazetës

“Rënia e demokracisë”, është kryetemë e së dielës në Koha Ditore.

Shkrimi kryesor flet për sfidat, me të cilat po përballet demokracia globale, humbjen e besimit në qeverisje demokratike, ndikimin e kësaj krize në Kosovë dhe shtetet tjera të Ballkanit, krahas rritjes së “stabilitetokracisë”.

“Demokracia në udhëkryq”, është komenti për temën e së dielës.

Edhe Opinion 1 muaj më parë Keqkuptimi shqiptar i demokracisë

Në intervistë, hulumtuesi në Universitetin e Karolinës Jugore, Dimitar Bechev, flet për sfidat e demokracisë.

Kosovarçe sjell ëndrrat e mbetura peng të delegatëve të Kuvendit të viteve ’90.

“Një rrëfim evropian suksesi” dhe “Kursi kinez i trajnimit të komunistëve të së nesërmes” janë dy prej shkrimeve në faqet e botës.

Në shtatë shkronjat e tij, Ahmet Selmani, tregon se pse atdheu është kryeçështja.

“Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ngritja e komunizmit” është fejtoni i radhës nga Biblioteka e Kongresit Amerikan.

Reportazhi i së dielës flet për fillimin e sezonit turistik në Shqipëri.

Në faqet e kulturës zënë vend shkrimet për “koleksionistin në mision për ruajtjen e vlerave artistike” dhe ai për “picerinë e traditës shqiptare”.

Monument sjell historinë e kinemasë së vjetër të Prizrenit, të lënë në mëshirë të kohës.

Edhe Kolumne 1 muaj më parë Disa sugjerime për analizë të zgjedhjeve të 7 qershorit

“Trajneri me katër finale e dy tituj për një edicion” dhe “doktori i dopingut” janë dy prej shumë shkrimeve interesante nga sporti.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.