Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rendimente jo të pritshme gruri në 4 komuna të Dukagjinit

Janë publikuar të dhënat për korrje-shirjet e drithërave të bardha në rajonin e Dukagjinit për sivjet. Rendimentet e grumbulluara janë të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e banorëve të 4 komunave të rajonit të Pejës.

Kur merret parasysh sasia e grurit të grumbulluar dhe kilogrami i grurit, që nevojitet për kokë banori, vetëm në Komunën e Pejës kishin mbetur pa bukë një e treta e popullatës. Gjithsej në komunat: Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan, këtë verë janë grumbulluar 37 milionë kilogramë grurë në 9 mijë hektarë, sa kanë qenë të mbjella me grurë në këto 4 komuna, shkruan sot Koha Ditore.

Në Pejë nuk janë aspak të kënaqur me rendimentet e grurit që kanë dhënë grunajat sivjet, thotë drejtori i Bujqësisë, Mehdi Mulaj.

“Rendimenti nuk është i pritshmi. Kemi pasur mesatarisht 3.8 tonë grurë për hektar. Me grurë kanë qenë të mbjella në komunën tonë 1 mijë e 650 hektarë”, thotë Mulaj.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm