Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit e ish deputeti Rrustem Mustafa Remi, që ishte më i zëshmi në mandatin e kaluar për koalicion mes PDK-së e LDK-së, e ka kërkuar sërish një gjë të tillë.
E ka quajtur marrëveshje strategjike.
“Përsëri. Marrëveshje politike-strategjike: PDK-LDK. Vendi duhet bërë zgjidhjet nga brenda, të pavarur nga të huajt dhe entitetet që na rrethojnë.
Ideja e marrëveshjeve politike, ofron zgjidhje mbase do të funksiononte më mirë. Marrëveshjes politiko-strategjike mes PDK e LDK me garanca të qëndrueshme dhe kredibile. Marrëveshja do të mundësonte zhvillim sistematik institucional”, ka thënë Remi, pa precizuar nëse e shesh edhe AKR-në e Nismën në këtë bashkëpunim të mundshëm.
Kujtojmë se LDK-ja është shprehur kategorike kundër bashkëpunimit të mundshëm me PDK-në.