Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka vendosur që përmes një konference shtypi t’i përgjigjet kritikave të ministrit, Shyqiri Bytyqi, bërë në media në drejtim të tij.
Ai ka arsyetuar avancimet akademike të bëra brenda stafit, se janë bërë në bazë të standardeve të UP-së dhe se procesi ka qenë tërësisht transparent, raporton KTV.
Ditë më parë ministri pati refuzuar rritjen e pagave me arsyen se profesorët mbajnë vetëm 30 për qind të orëve mësimore. Por Dema mohon këtë duke thënë se nga raportet e degëve universitare del se profesorët nuk kanë mbajtur vetëm 5 për qind të orëve mësimore.