Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i Arsimit s’sheh dinamikë në punën e rektorit Dema

21:52 - I pari i politikës së arsimit në Kosovës, Shyqiri Bytyqi, ka folur edhe për shkarkimin e anëtarëve të saj në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

“Arsyeja e kryesore shkarkimit të këtyre anëtarëve është neglizhenca e bashkëpunimit me Ministrinë. Ka përfunduar viti 2017 dhe ky Këshill asnjë raport apo informacion nuk na ka sjellë për gjendjen në UP. Po ashtu kemi pasur edhe mosmarrëveshje për bursat e studentëve, shumë shkurt nuk është vërejtur ndonjë dinamizëm në punën e tyre dhe kemi marrë një vendim për shkarkim”, ka thënë Bytyqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka komentuar shkurt edhe punën e rektorit e menaxhmentit të UP-së.

“Nuk ka dinamizëm të punës, nuk vërehet dinamizëm në punë as tek Bordi as tek rektori Marjan Dema”, ka thënë ai.

“Në UP sot kemi vetëm mësim ‘teaching’ nuk ka hulumtim, shkencë”.


Bytyqi: Këshilli për Cilësi punoi me standarde të dyfishta, shkarkimin ma kërkoi Haradinaj

21:25 - Në “Puls” të KTV-së, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka treguar se e ka shkarkuar Këshillin Shtetëror të cilësisë pas një kërkese nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Mua vet ish-kryetari i Bordit për Cilësi, z. Rexhaj më ka treguar se jo gjithherë janë respektuar standardet e parapara me ligj dhe me procedura të cilat sot janë në fuqi. Unë ia kam bërë të qartë se Bordi duhet t’i respektojë të gjitha procedurat dhe rregullat që janë në fuqi”, ka thënë ai.

“Pra është vërejtur se është punuar më standarde të dyfishta nga ky ish-Bord. Dikujt i është suspenduar akreditimi me të njëjtat kushte e dikujt jo. Shumë shpejt do të dalim me të dhëna për krejt punën brenda këtij Këshilli”, ka thënë Bytyqi.


Bytyqi e pranon: Më para e kryen një doktoraturë sesa e nostrifikon një diplomë në Ministri

Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në “Puls” të KTV-së ka pranuar se më lehtë e përfundon një doktoratë diku se sa të nostrifikohet një diplomë në Ministrinë të cilës ai i prinë.

“Mesatarja e pritjes për nostrifikimin e një diplomë është 3 vjet, pra është një periudhë jashtëzakonisht e gjatë dhe kemi gjetur shifra alarmante të pritjes për nostrifikim”, ka thënë Bytyqi.

“Nëse flasim individualisht, del se deri në 5 e 6, bile edhe deri në 10 vjet ka që kanë pritur për nostrifikim të një diplome. Kjo që kemi gjetur në këtë Ministri është e pajustifikueshme”, ka thënë ai.

Bytyqi ka thënë se ka pasur edhe raste kur kanë aplikuar në të njëjtën datë për nostrifikim dy persona, dikujt i kanë kthyer përgjigje shumë shpejt e dikujt asnjëherë nuk i kanë kthyer përgjigje.

“Pra me vite të tëra presin qytetarët. Këtu të bënë të kuptosh që dikujt qëllimisht nuk i kanë kthyer përgjigje për interesa të ngushta”, ka thënë Bytyqi. “Këto gjetje i kam nga një auditim i brendshëm i cili i është bërë këtij Departamenti. Unë them se në Departamentin e Nostrifikimit të Diplomave ka një neglizhencë shumë të madhe pa ndonjë arsyetim. Jam duke u marrë me riorganizimin e këtij Departamenti. Nëse gjenden se ka pas shkelje të qëllimshme do të marrim masa”, ka shtuar më tej ai.