Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rektorët e quajnë për keqardhje letrën e Bytyqit drejtuar rektorit Bajraktari

Foto: Koha

Për keqardhje e kanë cilësuar rektorët e universiteteve publike në Kosovë letrën e ministrit në largim të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, që ia ka drejtuar më 14 nëntor rektorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari, në lidhje me vonesën e konstituimit të Këshillit Drejtues të Universitetit.

Përmes një komunikate për media, rektorët kanë shprehur indinjatë të thellë për, siç e kanë quajtur, gjuhën “kërcënuese, shantazhuese dhe pa etikë” të ministrit Bytyqi ndaj rektorit Bajraktari, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas rektorëve, diskursi i përdorur në shkresën e ministrit është për keqardhje dhe dëshmi se si kanë degraduar politikat arsimore në Qeverinë e Kosovës dhe sa kanë devijuar partitë politike në trajtimin e kuadrove të arsimit.

Një ditë më parë “Koha Ditore” ka raportuar në lidhje me letrën e ministrit Bytyqi për të cilën rektori i Ferizajt, Agron Bajraktari, tha se ndihet i kërcënuar. Bytyqi e kishte qortuar ashpër rektorin Bajraktari përse u është kërkuar CV-ja 3 anëtarëve që ai i ka emëruar më 10 shtator në Këshillin Drejtues të këtij universiteti. Ndër të tjera, në letër, ministri e kishte cilësuar rektorin si “njeri të ndyrë”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)