Arbëri

Rekord i vaksinimeve ditore, mbi 19 mijë të enjten

E enjtja e 12 gushtit ka regjistruar ditën me numrin më të lartë të dozave të vaksinave anti-COVID të administruara në Kosovë. Vetëm sot janë dhënë mbi 19 mijë doza për qytetarët e Kosovës.

Sipas uebfaqes së Ministrisë së Shëndetësisë, sot janë dhënë saktësisht 19 mijë e 227 doza. Kanë qenë 18964 termine.

Në nivel të përgjithshëm janë administruar 559 mijë e 522 doza.

Me të dy dozat janë vaksinuar 192 mijë e 502 qytetarë, ndërsa vetëm nga një dozë deri tash e kanë marrë 174 mijë e 518 qytetarë.

Dita rekord e vaksinimeve u regjistrua në ditën kur në vend dolën 1009 raste pozitive me COVID-19.

Në nivel vendi janë 4414 raste aktive.

Kosova është furnizuar me vaksinat “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

Image