Kandidati i pavarur për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, në një takim me qytetarë në komunën e Sarjit ka thënë se programi i tij është kundër zbrazjes së vendit.
Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se Reka ka theksuar se disa po fshihen nga përgjegjësia duke dëshiruar ta shuajnë Prokurorinë Speciale.
“Kjo prani e juaja dëshmon se ju nuk do të votoni sipas diktatit. Sot për të parën herë partitë shqiptare në pushtet e kundërshtojnë kandidatin shqiptarë. Jemi të ngopur me premtime boshe dhe kjo është arsyeja se përse qytetarët tanë e lëshojnë vendin. Programi im është kundër zbrazjes së vendit. Votat e juaja nuk do të lejojnë zbrazjen e vendit”.
“Sot Maqedonia ka vetëm 1 shqiptarë ambasador, njësia e “Ujqërve”- asnjë, kështu nuk hyhet në Evropë. Disa po fshihen nga përgjegjësia duke dëshiruar të shuajnë prokurorinë speciale, për t’i ikur dënimit. Sot nuk mund të pranojmë denigrimin”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Ndërkaq lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, gjatë tubimit ka potencuar hapur se përkrahja e kandidaturës së Rekes është rruga e drejtë që duhet të ndjekin.
“Jemi para zgjedhjeve presidenciale dhe kjo është rruga e drejtë që duhet të ndjekim. Kjo është rruga simbolike e fitores’, ka thënë ai.
Edhe
Reka: Është koha që Maqedonia e Veriut ta zgjedhë një president shqiptar
Ndërkaq kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka thënë se Blerim Reka është zgjedhja më e mirë për shqiptarët
“Jemi këtu për të treguar se prof. Blerim Reka është zgjedhja për të gjithë shqiptarët. Blerim Reka me përkrahjen e të gjithë shqiptarëve do të kalojë në raundin e dytë dhe do të fitojmë zgjedhjet”, ka thënë ai.
-
Reka thotë mungesa e perspektivës në Maqedoninë e Veriut ka zbrazur popullsinë
-
Reka: Në Maqedoninë e Veriut ka ardhur koha për president shqiptar
-
Reka në Dibër thotë se ka ardhur koha për një president shqiptar në Maqedoni
-
Reka, votuesve shqiptarë: Dilni votoni, dëshmoni se nuk jeni 20%, ashtu siç na trajtojnë me vite