Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reka thotë mungesa e perspektivës në Maqedoninë e Veriut ka zbrazur popullsinë

Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, ka vazhduar fushatën e tij në Gostivar.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ai ka thënë se fushata e tij qëndron kundër shtetit privat e të kapur.

Sipas Rekës, shteti nuk është pronë private, por trashëgimi e të gjithë qytetarëve.

“Republika nuk njeh demokracinë e dozuar për ‘kombet statistikore’, të cilëve u lejohen aq të drejta sa për qind janë. Në Republikë, nuk ka ‘dhënie’ të drejtash, sepse ato janë të drejta natyrore si shtetas të këtij shteti, e jo nga diskrecioni i pushtetit që vendos se: kujt, kur, e sa të drejta do t’i lejohen”, ka thënë ai.

Sipas tij, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare do të sjellë investime të huaja dhe do të ndalojë ikjen e të rinjve.

Edhe Reka: Është koha që Maqedonia e Veriut ta zgjedhë një president shqiptar Arbëri Reka: Është koha që Maqedonia e Veriut ta zgjedhë një president shqiptar

“Përderisa BE-ja ofron vlera, kurse NATO-ja siguri, kjo krijon një perspektivë të përgjithshme në vend, i tërheq investitorët e huaj që të vijnë brenda dhe parandalon qytetarët që të ikin jashtë”, ka shtuar ai.

Reka thotë se mungesa a perspektivës e ka zbrazur për një çerek popullatën e vendit, kurse sipas tij, paralajmërimet janë që deri në 2030-ën mund të ik edhe çereku tjetër i popullsisë.

Ai thotë se mungesën e perspektivës nuk e sjell vetëm papunësia, por edhe lodhja e qytetarit nga nepotizmi dhe korrupsioni si dhe nga mungesa e sundimit të ligjit dhe nga gjyqësori i politizuar.

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka thënë se Reka është kandidati më i mirë që mund ta bëjë Maqedoninë e Veriut, Republikë evropiane.

Edhe Reka: Në Maqedoninë e Veriut ka ardhur koha për president shqiptar Arbëri Reka: Në Maqedoninë e Veriut ka ardhur koha për president shqiptar

"Nëse ata duan një Republikë Evropiane, këtë më së miri di ta bëj Blerim Reka dhe iu them se edhe maqedonasit duhet ta votojnë konceptin e Blerim Rekës”, deklaroi ai.

Kreu i Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela ka vlerësuar se çdo votë nga shqiptarët është fitore e tyre.