Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barishiq, pasi që Kroacia kryeson me BE-në.
Siç njofton kumtesa për media, takimi u mbajt në frymën e bashkëpunimit dhe të koordinimit për prioritetet kyçe dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
Ambasadorja Barishiq, njoftoi ministrin Reka për prioritetet e zgjerimit dhe përgatitjet e Kroacisë si udhëheqëse e Samitit të Zagrebit që organizohet në maj.
Me këtë rast, thuhet në kumtesën e kësaj ministrie, Reka potencoi rëndësinë e koordinimit të përbashkët dhe kërkoi mbështetje nga Kroacia si vend mik i Kosovës, për dinamizëm të Agjendës Evropiane, respektivisht për finalizim të liberalizimit të vizave për Kosovën, si prioritet afatshkurtër, ndërsa në aspektin afatgjatë, avancimin e administratës së Kosovës për aplikim për statusin kandidat në BE.
“Më tutje, gjatë takimit u ri konfirmua bashkëpunimi dhe u diskutua për avancimin e potencialit në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona”, përfundon njoftimi.
-
Mbështetja kroate për Kosovën, e pazëvendësueshme, konsideron ministri Selimi
-
Kroacia vazhdon ta mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Kosovës i duhet ndihma e Kroacisë për zhvillimin e komunave
-
Reka i kërkon Norvegjisë mbështetje për viza e anëtarësim në BE
-
Ministri Reka Apostolovës: Liberalizimi i vizave duhet finalizuar patjetër