Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Flamur Sefaj ka njoftuar sot se deri më tash janë regjistruar tetë mijë automjete pa paguar gjobë edhe pas të tejkalimit të afatit për regjistrim, transmeton Koha.net.
Këtë njoftim Sefaj e ka bërë në Facebook:
“Vendimi për regjistrimin e të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjobë, të cilin e kam marr javë më parë ka rezultuar me mbi 8 mijë automjete të regjistruara.
Qytetarët të cilët si pasojë e gjobave të grumbulluara nuk kanë mundur t’i regjistrojnë automjetet e tyre, duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, meqë koha për faljen e gjobave si pasojë e mos-regjistrimit të automjeteve në kohën e paraparë është e limituar”.
Vendimi për regjistrimin pa gjobë të automjete me afat të skaduar regjistrimi ishte marrë më 15 dhjetor të vitit të shkuar.
-
20 mijë automjete të regjistruara për një muaj e gjysmë
-
S’ka gjoba më për veturat e paregjistruara
-
Për dy javë në rajonin e Prishtinës u identifikuan 353 automjete të paregjistruara
-
Shqetësues qarkullimi i veturave pa regjistrim e pa sigurim në Kosovë
-
Byroja Kosovare e Sigurimit pret të sigurohet Kartoni i Gjelbër për pak javë