Ka arritur në 20 mijë numri i automjeteve të regjistruara pas vendimit për heqjen e gjobave të cilat ishin aplikuar para marrjes së vendimit nga MPB në dhjetor të vitit të shkuar.
Kështu ka njoftuar sot në një postim të vetin në Facebook ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, transmeton Koha.net.
Këtë shifër, ministri e ka quajtur enorme ndërsa ka lavdëruar vendimin e kësaj Ministrie, para një muaji e gjysmë, që të hiqen gjobat për mos regjistrim.
Artikuj të ngjashëm
-
Regjistrohen pa gjobë tetë mijë automjete me skadencë regjistrimi
-
S’ka gjoba më për veturat e paregjistruara
-
Shqetësues qarkullimi i veturave pa regjistrim e pa sigurim në Kosovë
-
Mazreku: Policia dhe stikerat ulën numrin e veturave të paregjistruara në Kosovë
-
Byroja Kosovare e Sigurimit pret të sigurohet Kartoni i Gjelbër për pak javë