Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Regjistrohen dëme materiale nga tërmeti në Shqipëri

Një tërmet i magnitudës 4.7 të shkallës Rihter ka shkundur Shqipërinë në orën 22:37 minuta të mbrëmjes të së dielës, ndërsa rreth 8 minuta më vonë një tjetër lëkundje më e lehtë është regjistruar.

Sipas instituti të gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, mbrapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes vlerësohet se ka dëme materiale të lehta në njësinë administrative Xibër të bashkisë Klos. Raportohet se dëme materiale ka edhe në Lagjen e Re në Bulqizë, ku banorët kanë dalë jashtë në frikë për të hyrë në shtëpitë e tyre.

Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik tek qytetarët, me shumë prej tyre që kanë dalë jashtë shtëpive si në rastin e Tiranës dhe të bashkisë Bulqizë./TCH