Agjencia e Konkurrencës dhe Inspektorati i Komunës së Lipjanit e cilësojnë të kundërligjshëm vendimin e 20 salloneve të berberëve në këtë qytet, të cilët kanë hartuar një rregullore dhe një marrëveshje të përbashkët për ngritjen e çmimeve për klientët, shkruan sot Koha Ditore.
Marrëveshja e floktarëve do të hyjë në fuqi nga 15.06.2017, ndërkohë rreth rritjes së çmimit për qeshje flokësh nga 2, në 3 euro dhe për rritje të çmimeve për shërbime të tjera kanë reaguar edhe vetë qytetarët. Ligji për mbrojtjen e konkurrencës nr. 03/L-229 ka për qëllim të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së tregut të Kosovës, duke ndaluar veprimet që kufizojnë, shtypin ose çrregullojnë konkurrencën.
(Më shumë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.