Reagimet e Inspektoratit Komunal të Lipjanit dhe të Agjencisë së Konkurrencës detyruan sallonet e berberëve të Lipjanit që të shfuqizojnë marrëveshjen midis tyre për rritje çmimi të shërbimeve.
Rreth 20 berberë të salloneve të ndryshme të Lipjanit rreth kësaj çështjeje kanë mbajtur edhe një mbledhje për ta zbritur çmimin nga 3 në 2 euro për qethje flokësh ashtu siç ishte, derisa Agjencia e Konkurrencës ua ka sqaruar se monopolet e tilla janë të kundërligjshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Dy javë më parë këta berberë patën nënshkruar jashtëligjshëm një marrëveshje dhe rregullore për rritje çmimi ndaj klientëve. Mirëpo Ligji për mbrojtjen e konkurrencës ndalon veprimet që kufizojnë, shtypin ose çrregullojnë konkurrencën.
Ndërkohë Valon Prestreshi, shef i Agjencisë së Konkurrencës, ka sqaruar se Ligji i konkurrencës ua ndalon berberëve të Lipjanit kufizimin dhe ngritjen e çmimit në këtë mënyrë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

-
Refuzohet marrëveshja e floktarëve për rritje çmimi
-
Shtatë kompani transportuese Prishtinë-Lipjan–Shalë shkelin Ligjin e konkurrencës
-
Autoriteti i Konkurrencës detyron berberët e Podujevës të anulojnë vendimin për rritje të çmimit
-
Autoriteti i Konkurrencës pengon shtrenjtimin e koordinuar të makiatos në Gjilan
-
Komuna e Prishtinës barazon berberët me bankat sa u përket taksave