Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të ndryshuar renditjen e dëgjimit të dëshmitarëve.
Mbrojtja e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit kërkuan që të ndryshohet renditja, për ta mundësuar dëgjimin e mëhershëm të dëshmitarit numër 3. Kjo është refuzuar nga Gjykata.
Po ashtu Gjykata në fund të seancës i ka kërkuar Zyrës së Prokurorit që të tregojë afatin sa kohë i duhet për të dëgjuar krejt dëshmitë. Po ashtu ka kërkuar nga Mbrojtja që brenda ditës të përcaktojë periudhën kohores se sa kohë do të marrë marrja në pyetje e 12 dëshmitarëve të parë. Kërkesën e njëjtë gjyqtari e ka pasur edhe për Prokurorinë, por për t’u përgjigjur pas dëgjimit të dëshmitarit të parë.
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së do të vazhdojë më 11 prill.
Në ditët e para, Prokuroria dhe mbrojtja dhanë deklaratat hyrëse. Teksa prokuroria publikoi pretendimet e tyre për krime lufta nga katër ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja dhe vetë të akuzuarit mohuan gjithçka.
Në ditën e parë, Prokuroria publikoi pretendimet. Në ditën e dytë, folën mbrojtja e Thaçit, Veslit dhe Selimit. Në të tretën, u deklarua mbrojtja e Krasniqit.
-
Anulohen seancat e javës së ardhshme në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Krasniqit, Veselit e Selimit u refuzohen kërkesat për lirim të përkohshëm
-
Përfundojnë dëshmitarët e prokurorisë në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së
-
Ish-udhëheqësit e UÇK-së letër trupit gjykues: Ruajeni paanshmërinë