Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Refuzohet apeli i Kilajt për lirim nga paraburgimi

Kërkesa e ish-komandantit të UÇK-së, Isni Kilaj, për lirim nga paraburgimi është refuzuar nga Paneli i Gjykatës së Apelit.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë vendimi i apelit është marr më 11 janar.

“Më 11 janar, Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi apelin e Isni Kilajt kundër vendimit të gjykatësit të vetëm për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Kilaj është arrestuar nga Gjykata Speciale në fillim të nëntorit të vitit të kaluar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kishte bërë të ditur se Kilaj është i ngarkuar me vepra penale në të cilat përfshihet pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe shkelja e sekretit të procedurave.

Ai ishte ftuar për intervistim në Hagë edhe në vitin 2019, porse asokohe nuk pati treguar se në çfarë cilësie.

 

Artikuj të ngjashëm