Së shpejti pritet të draftohet Ligji për zgjedhje të përgjithshme dhe do të dërgohet për miratim në Kuvend, ka thënë kryesuesi i Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, Abelard Tahiri.
Sipas tij, Kosova organizon procese demokratike zgjedhore, por nevojiten përmirësime.
Ai ka thënë se të martën po mbahet punëtoria e fundit dhe se së shpejti ligji do të shkojë për miratim në Kuvend. Sipas Tahirit, komisioni ka konsensus për ndryshimet.
Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenrport u shpreh se përkundër që Kosova ka një ligj për zgjedhjet e përgjithshme që ofron bazë të mirë për mbajtje demokratike të zgjedhjeve, megjithatë janë evidente përmirësimet që duhet të bëhen.
Nënkryetari i këtij komisioni, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se Kosova ka shënuar progres për organizmin e zgjedhjeve nga vitit në vit, por rekomandimet e dhëna kanë treguar se ka hapësirë për përmirësime./KP
-
Tahiri: Përmes Ligjit për zgjedhje vendi do të afrohet më shumë me diasporën
-
Kërkohet ndihma e ndërkombëtarëve në Komisionin për Reformën Zgjedhore
-
Radoniqi: Zbatimi i Ligjit të ri do të jetë sfidues në zgjedhje
-
Partitë ende të papërcaktuara për datën e zgjedhjeve – njohësit favorizojnë shkurtin
-
Tahiri: Nëse edhe dy ditë nuk arrijmë dakordim, vendi do t’iu nënshtrohet zgjedhjeve të rregullta