Ministria e Financave ka nënshkruar vendimin për reduktimin e normave tatimore nga 18 % në 8 % për kafshët dhe shpendët e gjalla.
Ministri i këtij dikasteri, Bedri Hamza, thotë se ky vendim është marrë në kuadër të reformave fiskale për përmirësimin e kushteve të favorshme të të bërit biznes.
Ministria e Financave thotë se do të vazhdojë edhe më tutje me reformat në politikat fiskale, për ta rritur zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, si faktor kyç i zhvillimit ekonomik të vendit.
Ky vendim hyn në fuqi më 1 korrik të vitit 2019.
Artikuj të ngjashëm
-
TVSH-ja për importimin e kafshëve nga 1 korriku vetëm 8 për qind
-
Murati: Prej 1 janarit TVSH-ja për hotele dhe gastronomi rikthehet në 18%
-
Nga sot, eksportet e Kosovës drejt SHBA-së tarifohen me 10 për qind
-
Shkallët e reja tatimore aplikohen nga gushti. Në shtator dalin nga 6.8 euro më shumë
-
Ligji për pagën minimale, Rafuna: S’ka ndikim në sektorin privat