E kemi quajtur vitin 2018 në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale si vit i reformave.
Kemi filluar me koncept dokumentin për marrëdhënien e punës të cilën e miratuam në Qeveri, nga i cili koncept dokument ne kemi hartuar dy projektligje, atë të marrëdhënies së punës dhe projektligjin për pushimin e lehonisë, skemës pensionale e të tjera. Ndërsa sfidë mbetet shkalla e lartë e papunësisë.
Kështu tha ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skendër Reçica në konferencën e fundvit, ku ka folur për sfidat, problemet dhe të arriturat e kësaj ministrie.
Reçica tha se si ministri kanë arritur që gjatë këtij viti t’u bëjnë trajtim meritor pensionistëve, nënave lehonë, viktimave të dhunës seksuale të luftës, të kategorive me aftësi të kufizuar si dhe përmirësimit të punësimit, përmirësim në fushën e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendet e tyre të punës.
Ai tha se gjatë vitit 2017 kanë qenë mbi 24 mijë lindje, ku mbi 20 mijë prej tyre janë lehona të papunësuara. Kemi propozuar që nëna lehonë e papunë me një përqindje të pagës minimale në vend, me 100 euro në muaj, për 6 muajt e parë, transmeton kp.
Edhe
Reqica: Numri i vdekjeve në vendin e punës ka rënë, do të rekrutojmë 20 inspektorë të rinj
Si risi ka përmendur edhe pushimin prindëror, ku dy vitet e para kujdesi për fëmijën do të jetë nga të dy prindërit me nga 4 muaj.
Kreu i MPMS-së premtoi se së shpejti do të bëhet edhe njohja e stazhit të të gjithë atyre që u larguan nga puna në vitet e rezistencës të cilët sipas tij do të kenë një pension dinjitoz.
Sfidë për Reçicën është edhe marrja e pensioneve të dyfishta, ani pse ka arsyetuar këtë duke thënë se kontributi i një qytetari duhet të shpërblehem pse jo edhe me dy pensione.
“ Një sfidë e veçantë që na ka ballafaquar gjatë këtyre viteve ka qenë pensionet e dyfishta dhe është bë temë kjo pensionet e dyfishta po mund të ketë një qytetar që mund të ketë nga meritat e tij më shumë se një pension, por më shumë se dy pensione, tri pensione jo.. ne kemi paraparë që në procedurën e hartimit të këtij projektligji të nxirren qartë kriteret nga te cilat mund të përfitojë një qytetar nga meritat”, tha Reçica.
Edhe
Reçica: Po ndërmarrim hapa konkret për avancimin e të drejtave të punëtorëve
Ai shtoi se përkrah reformave si ministri kanë arritur t’i funksionalizojnë skemat pensionale siç është pensioni invalidor e të tjera.
E shkalla e papunësisë mbetet e lartë. Reçica pranon se ky problem është i trashëguar, ndonëse thotë se si ministri kanë bërë disa hapa për zbutjen e këtij problemi.