Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reçica thotë se lehonat e punësuara e të papunësuara do të kenë trajtim të njëjtë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, në Express Intervistën në KTV, ka folur për lansimin e dy projektligjeve, atë të marrëdhënies së punës dhe pushimin e lehonave.

Reçica tha se do të bëhet trajtimi i lehonave të papunësuara, që ato do të ndihmohen me një pagë minimale për 6 muajt e parë të lindjes, bazuar në pagën minimale.

“Jemi duke punuar paralelisht në këto ligje, që dje i kemi lansuar, javën e ardhshme ose dy javët e ardhshme do të bëhet edhe reforma. Dje zyrtarisht lansuam projektligjin për lehonat”, tha Reçica.

Ministri tha se qëllimi bazë është të trajtohen lehonat, që gruaja në Kosovë të ketë vend meritor e të jetë promotore e dhënies së kontributit, e edhe pas përfundimit të lehonisë, të ketë vendin e punës të sigurt.

Reçica tha se në bazë të ligjit, po rregullohet një ligj për lehonat. Ndryshimi sipas tij është se më herët ky ligj ka pasur parasysh vetëm lehonat që punojnë, tani do të trajtohen edhe të papunësuarat.

Edhe Projektligji për lehonat përfshin pushimin edhe për baballarët Arbëri Projektligji për lehonat përfshin pushimin edhe për baballarët

“Ligji për lehonat do të thotë se 3 muajt e parë paguhen nga punëdhënësi. Gjashtë muajt e tjerë janë të kompenzuara nga qeveria. 3 muaj tjerë, me dëshirë të nënës shfrytëzon pushim pa pagesë”, tha ai.

Ai tha se s’bën të hartohen ligje e projektligje për vetëm një grup të vogël të qytetarëve. “Nuk bëhet ligji për vetëm disa nëna lehonë”, tha ai.

Projektligji për pushimin prindëror, sipas Reçicës parasheh që lehonat të kenë pushim 12 muaj.

Të dyja këto projektligje sipas ministrit Reçica, pritet të përmirësojnë marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës.

Edhe Projektligji për lehonat parasheh pushim edhe për babanë Arbëri Projektligji për lehonat parasheh pushim edhe për babanë

Në Ligjin për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror, për herë të parë, do të trajtohen edhe lehonat e papunësuara, të cilat do të kompensohen me një shumë të caktuar të pagës minimale për 6 muajt e parë të pushimit të lehonisë.

Për sa i përket ligjit të marrëdhënies së punës, Reçica tha se po punojnë që të rrisin numrin e inspektoratit. Shtoi se po punojnë në vetëdijesimin e punëdhënësve e punëmarrësve.