Pas vrasjes së rojës së pyllit në një zonë të Badovcit, ka reaguar edhe Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës.
Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësim të thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët e pylltarisë dhe rrezikun që i kanoset atyre çdo dit në vendin e punës, ashtu siç ndodhi me rastin e vrasjes në vendin e punës të Rojës së pyllit Nazmi Rustemi-roje në Rajonin e Prishtinës.
“Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për këtë rast, kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtoret e pylltarisë dhe konkretisht Rojtaret e pyllit”, thuhet në reagim.
LEXO EDHE: I vdekuri që u gjet në Badovc është vrarë me armë zjarri – ishte roje pylli
Sindikata bën thirrje te organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret që këta punëtorë, të kenë mbrojtje dhe siguri në punë si dhe sa më shpejtë të zbardhet rasti në fjalë.
-
Prokuroria po e heton si vrasje të rëndë vrasjen e inspektorit të pyllit, u gjet pranë veturës zyrtare
-
Nëntë muaj pas vrasjes së rojës së pyllit në Prishtinë, hetimet vazhdojnë
-
Kolegët e inspektorit të vrarë kërkojnë drejtësi më shumë siguri në punë
-
Protestojnë kolegët e inspektorit të vrarë tri ditë më parë në Badovc
-
I vdekuri që u gjet në Badovc është vrarë me armë zjarri – ishte roje pylli