Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kolegët e inspektorit të vrarë kërkojnë drejtësi më shumë siguri në punë

Tri ditë pas vrasjes së Inspektorit të pyllit, Nazmi Rrustemi, në rrethana ende të paqarta, inspektorë të sektorëve të ndryshëm protestuan para objektit të Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Prishtinës.

Qëllim kryesor i kësaj proteste ishte kërkesa e zbardhjes së vrasjes së kolegut të tyre në vendin e punës, raporton KTV.

Derisa rasti i Nazmi Rrustemit përfundoi me fatalitet, sipas Bujar Abazit, të shumta janë rastet kur inspektorët e komunës së Prishtinës bien pre e sulmeve, ndaj të cilave nuk kanë mbrojtje.

Inspektori komunal tutje, shtoi se Ministria e Brendshme duhet të përfundojë të gjitha udhëzimet e nevojshme administrative për funksionalizimin e policisë komunale.

Kjo, sipas Abazit, do t’ua lehtësonte atyre punën.

Policia e Kosovës, shkurt përmes një përgjigjeje me shkrim, kanë thënë për KTV-në se janë duke hetuar rastin pa sqaruar nëse kanë ende ndonjë të dyshuar për vrasjen.

Edhe Protestojnë kolegët e inspektorit të vrarë tri ditë më parë në Badovc Arbëri Protestojnë kolegët e inspektorit të vrarë tri ditë më parë në Badovc

‘’Lidhur me kërkesën në fjalë, ju informojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë, është duke kryer hetime intensive lidhur me rastin’’, thuhet në përgjigjen nga Zyra për Informim, Policia e Kosovës.

Inspektorët komunalë, në shenjë proteste për ngjarjen, mbajtën grevë dyorëshe, ku nuk u pranua puna me palë.

Nazmi Rrustemi, inspektor i pylltarisë, u gjend i vdekur mbrëmjen e 19 dhjetorit në afërsi të Liqenit të Badocit.