Inspektorët komunalë po kërkojnë zbardhjen e rastit të Nazmi Rrustemit, inspektor i pyllit në Komunën e Prishtinës, i vrarë tri ditë më parë në Badovc.
Përmes një proteste para objektit të tyre, ata kanë kërkuar që fajtorët të dalin para ligjit si dhe të krijohet njësiti i policisë komunale, raporton KTV.
Inspektorët do të mbajnë grevë dy orëshe në shenjë proteste.
Sipas Bujar Abazit, inspektor komunal në Komunën e Prishtinës, grevën e tyre e ka përkrahur edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Abazi, po ashtu ka thënë se janë në kontakt me organet policore porse sipas tij, ende nuk kanë informacione për rrethanat e vrasjes së kolegut të tyre.
Artikuj të ngjashëm