Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të marrë nga ministri i Drejtësisë Selim Selimi, lidhur me emërimin e disa zyrtarëve në divizionin për mbrojtje ligjore të të akuzuarve të Gjykatës Speciale.
Haxhiu thotë se divizioni për koordinimin e procesit për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara, është divizion shumë i ndjeshëm përbrenda Ministrisë së Drejtësisë.
“Ministri Selimi paska ndjekur avazin e vjetër, njësoj si ish Ministri Tahiri. Në këtë divizion paska caktuar 5 zyrtarë, të paktën 3 prej tyre militantë të partisë së tij!. Kjo qasje është e papranueshme. Është abuzim e keqpërdorim i kompetencave”, ka shkruar Tahiri.
KOHA pak më herët raportoi se Selimi, në divizionin për mbrojtje ligjore të të akuzuarve të Gjykatës Speciale, janë caktuar si zyrtarë Musë Gjergjaj, Dhurata Selimi, Erza Zeqiri dhe Pashk Bibaj, të gjithë me rrogat nga 480 euro. Ndërkaq, Pranvera Ejupi Hajzeraj, do të paguhet çdo muaj nga 800 euro.
-
Caktohen zyrtarët për mbrojtje ligjore të të akuzuarve nga Specialja, mësohen edhe pagat e tyre
-
Thaçit s’iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait, Haxhiu: Do t’i drejtohem Speciales
-
Ulen tarifat për avokatët e të akuzuarve për pengim të drejtësisë në Speciale
-
“Kemi nevojë për prokurorë që s’dorëzohen kur kërcënohen, qoftë nga Elezë e qoftë nga Lumezë”
-
Zyrtari i MD-së ngre kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut dhe Blerim Sallahut