Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj hulumtimit të organizatës Demokracia Plus, ku thuhej se AAK-ja nuk ka ueb-faqe funksionale. AAK bën të ditur se ueb-faqja e saj zyrtare është hakuar dhe po punohet për dizajnimin e saj.
Komunikata e plotë e AAK-së:
Përgjigje organizatës Demokraci Plus (D+)
Hulumtimi i organizatës Demokracia Plus për transparencën e subjekteve politike ku thuhet se AAK-ja nuk ka fare ueb faqe funksionale nuk është i sakt. Faqja zyrtare e AAK-së ka qene e hakuar dhe kjo ka qenë publike dhe njësitë hetimore po kryejn hetime për këtë sulm kibernetik. Para se të sulmohet ueb faqja zyrtare www.aak-ks.org/web ka qenë e përditësuar rregullisht si dhe raportin financiar e ka bërë publik e para. Këto ditë është duke u punuar në dizajn, mirëpo faqja ka qenë aktive. Shprehim keqardhje që organizata demokracia plus nuk e ka marrë mundimin të marrë në telefon ose të vi deri në zyre për të siguruar informacioni e plotë. Për të gjithë të interesuarit të gjitha informacionet rreth subjektit politik AAK i gjeni në www.aak-ks.org/web.
-
DP: Partitë politike, tejet jo-transparence – AAK-ja ka deaktivizuar tërësisht ueb-faqen
-
LDK-ja shpreh shqetësim për “luftë hibride” dhe "sulme kibernetike" ndaj Abdixhikut
-
AAK-ja: Mungesa e një agjende të qartë po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
-
Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave
-
Ekspertët: Uebfaqja e KQZ-së pak e mbrojtur nga sulmet kibernetike