Albulena Xhelili-Berisha ka reaguar pas transmetimit të kronikës për punësimin e familjarëve të zyrtarëve të PDK-së në Bankën Qendrore të Kosovës.
Ajo ka thënë se punësimi në BQK ka ndodhur në vitin 2008 dhe se avancimi i saj ka ardhur si rrjedhojë e punës së saj e jo faktit që është e bija e deputetit Fatmir Xhelili.
“Ju informoj se punësimi dhe avancimi im gjatë njëmbëdhjetë vjetëve të fundit në BQK, si dhe angazhimi im në Universitetin e Prishtinës është plotësisht meritor dhe i bazuar në përgatitjen time akademike dhe profesionale”, ka thënë Xhelili-Berisha.
Ajo ka pohuar se beson që reagimi do t’i informojë gazetarët në të ardhmen dhe do t'i ndihmojë ata që të mos bëjnë gabime.
“Edhe pse e vërteta çalon, ajo vjen dhe do të shihet edhe nga audienca juaj e synuar, që do të thotë se është thelbësore që ata të marrin informacionin e duhur”, përfundon reagimin e saj, Xhelili-Berisha.
-
Haxhiu pasi u bë kryeparlamentare: Besimin do ta nderoj me punë, transparencë e përkushtim
-
Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale: Ministrja Haxhiu t’i përmbushë obligimet e jo të sulmojë
-
Kica-Xhelili u kundërpërgjigjet kritikave për kalimin në LDK: Nuk ndihem e fyer
-
AKK-ja nis hetimet rreth pretendimeve për korrupsion në BQK
-
Mehmeti mohon punësimet politike gjatë mandatit të tij në BQK