Bashkësia Islame Kosovës, përmes një kumtese për medie, ka reaguar ndaj kërcënimeve me vdekje përmes grafiteve ndaj zyrtarëve të shtetit, BIK-ut dhe të Komunës së Prishtinës, transmeton Koha.net.
Në kumtesë theksohet se kërcënimet me vdekje janë akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqëritë normale. Institucionet e vendit e as udhëheqja e BIK-së nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim.
Ky është teksti i kumtesës:
Kërcënimet me vdekje i udhëheqësve të shtetit, BIK dhe Komunës së Prishtinës përmes grafiteve është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqëritë normale. Institucionet e vendit e as udhëheqja e BIK-së nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim.
Jemi të bindur që autorët dhe mentorët e këtij veprimi qyqar nuk paraqesin qëndrimin e qytetarëve të Prishtinës e as të vendit. Këtë veprim e konsiderojmë të izoluar dhe ftojmë qytetarë e sidomos studentët që mos të bien pre e individëve që thërrasin në dhunë, përhapin shpifje dhe i kontribuojnë urrejtjes e mosdurimit . Feja dhe objektet fetare te ne gjithherë kanë qenë në funksion të paqes, mirëkuptim, tolerancës e harmonisë. E tillë do jetë edhe xhamia Qendrore e Prishtinës, përfundon kumtesa.
-
Policia interviston dëshmitarë në rastin e grafiteve kërcënuese ndaj krerëve shtetërorë e fetarë
-
Bashkësia Islame në Prizren dënon keqpërdorimin e citateve të Kuranit nëpërmjet afisheve
-
Një ditë pas sulmit në Nicë, reagon BIK-u: Akt i neveritshëm dhe terrorist
-
Kryesia e BIK-ut ndërmerr masa të reja për aktivitetet fetare shkaku i COVID-19
-
BIK dënon aktin e vandalizimit të varrezave myslimane në Prishtinë