Një ditë pas sulmit në Nicë të Francës, sulm i cili është cilësuar si akt terrorist, ka reaguar Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës.
Përmes një komunikate për media, BIK-u duke shprehur ngushëllime për familjarët e të vrarëve të enjten, sulmin e ka quajtur akt të neveritshëm dhe terrorist.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBIK-u thotë se nuk është qëllim i fesë dhuna, teksa shpreh kundërshtinë për sulmin e djeshëm si veprim që bie ndesh me parimin e feve.
“Sulmi i djeshëm në Nicë të Francës është akt i neveritshëm, terrorist, që ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin francez. Marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgamberëve. Fetë nuk kanë për qëllim përplasjet, dhunë e tmerret por kanë për qëllim udhëzimin dhe fisnikërimin e popujve dhe shoqërive tona”, është shprehur BIK-u në komunikatë, transmeton KOHA.