Një ditë pasi në Kuvendin e Maqedonisë u sulmuan e rrahën deputetët, kryesisht ata shqiptarë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të këtij institucioni.
Mustafa në Facebook, tha se Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve.
Derisa shfaqi besimin se do të konsolidojë institucionet e saj demokratike, duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët.
Mbrëmë në orët e vona në Facebook reaguan presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Veseli.
Që të dy bënë thirrje për qetësi dhe theksuan rëndësinë e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë. Por e ashpër ndaj zhvillimeve të fundit u tregua Lëvizja Vetëvendosje.
Nënkryetari i kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca, tha se Gruevski, me dhunën e ushtruar një ditë më parë, shfaqi qartë politikat e tij antishqiptare. Dhunën në Parlamentin e Maqedonisë e ka dënuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Reagimet e Kosovës për ngjarjet e mbrëmshme në... by kohanet