Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që në rastin ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, të bëhet amandamentim i aktakuzës.
Nga ZPS-ja është kërkuar që të hiqen nga aktakuzat krimet e pretenduara të kryera ndaj së paku një viktime në Ferizaj në vitet 1999.
Sipas, ZPS-së, nuk ka mjaftueshëm dëshmi se janë kryer ato krime ndaj atij personi.
“ZPS-ja kërkon leje për ta amandamentuar aktakuzën që të hiqen pretendimet për krimet e kryera ndaj së paku një personi në vitin 1999 në shtëpi apo rreth Ferizajt. ZPS-ja së fundi ka arritur vendim përfundimtar të mos mbështetet në dëshmitë dhe vlerëson se nuk ka mjaftueshëm dëshmi për të dëshmuar pretendimet”, thuhet në kërkesën e ZPS-së.
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, Specialja publikon emrat e viktimave që pretendohet se janë vrarë e zhdukur
-
ZPS-ja kërkon që Hashim Thaçit e Kadri Veselit t’i vazhdohet paraburgimi
-
Çështja Thaçi dhe të tjerët: Sot dorëzohet aktakuza e ndryshuar
-
Procesi gati 6-vjeçar ndaj Thaçit dhe të tjerëve drejt fundit
-
Opinione politike në dosjen e Prokurorisë së Hagës