Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rasti i vdekjes së Antigona Morinës tri ditë pas martesës, s’kishte shkuar fare në Apel

Gjykata, Prokurori, e të tjerë të përshirë në lirimin e Hilmi Zenës, që dyshohet se me mosveprimet e tij, vrau bashkëshorten Antigona Morina, nuk kanë pranuar të marrin përgjegjësi për rastin.

Antigona vdiq 6 vjet më parë, tri ditë pasi u martua, për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, e burri i saj Hilmiu nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore së ndjerës.

Për më keq, ai kishte vazhduar marrëdhënie seksuale me të.

Në deklaratën e dhënë atë kohë në Prokurori, ai kishte thënë se sipas traditës, të ndjerën Antigonën e kishte dërguar te Shehu ditën e dytë të martesës.

KTV-ja e ka vizituar tyrben e Sheh Mehdisë në Rahovec, por familjarë të tij kanë thënë se ai është i zënë për të folur për këtë ngjarje. Vëllai i shehut ka mohuar se në tyrbe sillen gratë pas martesës. Ai ka thënë se aty sillen gra që sipas tij, ‘kanë nevojë për ndihmë psikologjike”.

Edhe Skandali me lëndën e Antigona Morinës, Gjykata në Rahovec e zhduku ankesën për vdekjen e saj Arbëri Skandali me lëndën e Antigona Morinës, Gjykata në Rahovec e zhduku ankesën për vdekjen e saj

Ndërkaq, në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, kanë thënë se ata janë ankuar për rastin në Gjykatë të Apelit dhe këtë e kanë bërë në mars të vitit të kaluar.

Hilmi Zena u akuzua nga kjo Prokurori për veprën penale ‘shkelje e detyrimeve familjare’, por Gjykata në Rahovec e shpalli atë të pafajshëm në vitin 2017.

Megjithatë, kryeprokurori i Gjakovës thotë se deri më tash asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga Gjykata e Apelit lidhur me këtë rast.

Por, në fakt KTV-ja ka gjetur se ankesa nuk është dorëzuar fare në Gjykatë të Apelit.

Sipas ankesës së Prokurorisë, institucioni i fundit në të cilën është dorëzuar, sipas kësaj vule të protokollit, është Gjykata Themelore e Gjakovës dega në Rahovec.

më këtë rast, nga shkresat e lëndës, del se kundër aktgjykimit P 26/2014, ka pasur ankesë vetëm nga ana e palës së dëmtuar. Në dosjen të cilën e posedon Gjykata e Apelit, është vetëm aktgjykimi i gjykatës se shkallës së parë, kopja e ankesës së palës se dëmtuar dhe opinioni ligjor i Prokurorisë se Apelit”, ka thënë Arbër Jashari, nga Gjykata e Apelit, Prishtinë.

Përveç ankesës së Prokurorisë, ankesë ndaj vendimit të Gjykatës së Rahovecit, kishte bërë edhe babai i së ndjerës Antigona.

Edhe Apeli lë në burg 2 vjet Hilmi Zenën për vdekjen e ish-bashkëshortes Kronikë Apeli lë në burg 2 vjet Hilmi Zenën për vdekjen e ish-bashkëshortes

Por, Gjykata e Apelit, nuk e kishte pranuar ankesën e babait, sepse palë e lejuar për ankesë është vetëm Prokuroria.

KohaVisioni ka sjellë rrëfimin e familjes javën e shkuar, e cila ende nuk ka gjetur drejtësi për vajzën e tyre.