Rasti i të akuzuarit Enver Sekiraqa, është kthyer në rigjykim, pasi Gjykata e Apelit, pas ankesës së palës mbrojtëse, ka vlerësuar se aktgjykimi është në kundërshtim me dispozitat e nenit 384 të Kodit të Procedurës Penale.
Gjykata e Apelit, përmes një njoftimi të martën, i është referuar të akuzuarit me inicialet E.S., ndërkohë KOHA mëson se bëhet fjalë për Enver Sekiraqën të dënuar në Shkallën e parë me 30 vjet dënim unik për veprën “Shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rendë”.
“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, duke aprovuar ankesën e palës mbajtëse, e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarit E.S. Ky i fundit muaj më parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “ Shtytja në kryerjen e veprës penale vrasje e rendë” nga neni 24 dhe 147 par.3 dhe 9 i Kodit Penal të Kosovës, më ç’rast ishte dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 30 viteve.
Kolegji prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, gjeti se aktgjykimi i ankimuar është nxjerrë në kundërshtim më dispozitat e nenit 384 të Kodit të Procedurës Penale, kjo ngase gjykata e shkalles së parë nuk ka përfillur dispozitat që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor.
Po ashtu Gjykata e Apelit, vlerësoi se aktgjykimi në fjalë, është i paqartë, i pakuptueshëm dhe kontradiktor në brendinë e tij, dhe së është i bazuar në prova dhe dëshmi të cilat nuk janë administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor. Për këto dhe arsye tjera u vendos që çështja t’i kthehet edhe njëherë gjykatës së shkallës së parë në rigjykim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
-
Kthehet në rigjykim rasti i Aksiqit, i dënuar me 15 vjet burgim për masakrën e Reçakut
-
Anulohet masa e suspendimit për gjyqtarin që e la të lirë Enver Sekiraqën
-
Supremja konfirmon vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e Enver Sekiraqës
-
Gjyqtari e la kundërligjshëm në liri, KGJK-ja mori masa ndaj tij vetëm pas arratisjes së Sekiraqës