Kronikë

Dënohet me 30 vjet burgim Enver Sekiraqa për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës

Dënohet me 30 vjet burgim Enver Sekiraqa për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës

Rreth 12 vjet pas vrasjes se pjesëtarit të Policisë se Kosovës, Triumf Riza, i akuzuari Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë 30 vite burgim.

Një proces maratonik kundër Sekiraqës ka përfunduar sot në shkallën e parë të gjyqësorit. Kryetari i trupit gjykues për këtë rast, Shashivar Hoti, gjatë leximit të arsyetimit të vendimit, ka thënë se është fajtor për shtytjen në veprën penale vrasje e rëndë, raporton Koha Ditore.