Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Raportuesit Special kundër torturës i hapen të gjitha dyert në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot raportuesin special të Kombeve të Bashkuara për torturën dhe trajtimin ose ndëshkimin e egër, çnjerëzor ose poshtërues, Nils Melzeri, së bashku me ekipin e tij.

Sipas njoftimit për media, kryeministri Haradinaj shprehu konsideratën e lartë për punën e Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, lidhur me adresimin e çështjeve që lidhen me ndalimin e torturës dhe trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues, në vendet e ndryshme në mbarë globin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe pse nuk jemi pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në legjislacionin tonë i kemi përfshirë të gjitha standardet që personave që bien ndesh me ligjin t’u sigurojmë kushte dhe trajtim human dhe të dinjitetshëm, konform standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kryeministri ofroi udhëzime dhe informacione të nevojshme lidhur me mbarëvajtjen dhe realizimin e një vizite sa më të suksesshme të Raportuesit Special, duke i siguruar qasje të plotë në të gjitha vendet të cilat dëshiron t’i vizitojë me ekipin e vet.

Vizita e Raportuesit Special realizohet me qëllim të vëzhgimit dhe vlerësimit të situatës në lidhje me ndalimin e torturës dhe trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues, veçanërisht në aspektin e politikave zyrtare, praktikave, programeve dhe mekanizmave institucionalë të krijuara nga autoritetet përkatëse.