Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar fotografinë e publikuar gjatë ditës sotme ku shihet një grua duke u dhunuar nga paramilitarët serb është shprehur se institucionet e Kosovës gjithmonë do të qëndrojnë pranë viktimave të dhunës seksuale.
Shefi i ekzekutivit tha se për gjithë ata që i mohojnë krimet e luftës dhe që janë të përfshirë në to nuk kanë vend në institucione.
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë vizitës që ka bërë në Policinë e Kosovës. Me këtë rast, ai u shpreh se janë të përkushtuar për të përkrahur Policinë në fuqizimin ligjor për të qenë në nivel.
“Kosova është vend specifik, institucionet e rendit janë në proces, është një kohë e tranzicionit. Ne kemi interes që të përkrahim Policinë, kemi ardh me pa si të vazhdohet më tutje që institucionet e sigurisë me qenë në nivel”, tha Haradinaj.
Kurse për dialogun me Serbinë, Haradinaj tha se nuk duhet të vendosen kushte nga ana e tyre.
Ndërkaq, Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj u shpreh se janë të kënaqur me përkrahjen e Qeverisë dhe se do të shtojnë gjitha masat që të jenë në nivelin e duhur. Pjesë e këtij takimi ishin dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ai i Financave, Bedri Hamza.
-
Haradinaj: S'di për vërtetësinë e fotografisë që e publikoi Brovina, por dhunime ka pasur
-
Haradinaj: Qeveria në çdo situatë gjen arsye për t’i nëpërkëmbur vlerat e UÇK-së
-
Kurti: Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës janë stigmatizuar
-
Haradinaj në Polici, thotë se ajo është e gatshme për ofrimin e sigurisë në vend
-
Haradinaj: Sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë, Shërbimin Korrektues e ka hallkë të rëndësishme