Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Raporti i Progresit për vitin 2021 procedohet në seancë për debat

Komisioni për Integrime Evropiane ka proceduar në seancë plenare Raportin e Progresit për Kosovën.

Meqenëse i njëjti është diskutuar disa herë, anëtarët e komisionit nuk diskutuan përmbajtjen e tij.

Ndërkohë, miratuan projektligjin për tregti me jashtë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Kryesuesja e komisionit, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi tha se vonesat në procedim kanë qenë për shkak të mos përkthimit në gjuhën shqipe.

“Ky raport deri më tani ende nuk është përkthyer në gjuhë zyrtare dhe nuk kemi mundur të procedojmë për seancë plenare”, tha ajo.

Me rekomandim të anëtarit të komisionit të LVV-së, Driton Hyseni, u shty shqyrtimi i raportit mbi zbatimin e Planit për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021.

Edhe Komisioni Evropian e vlerëson pozitivisht angazhimin e Serbisë në dialog - Parlamenti e kritikon Arbëri 2 j. më parë Komisioni Evropian e vlerëson pozitivisht angazhimin e Serbisë në dialog - Parlamenti e kritikon

“Pasi të marrim edhe ato informata, të cilat mungojnë sa i përket dikastereve, të cilat ende nuk iu kanë përgjigj njësive për integrim evropian të Kuvendit, e cila është përgjegjëse për këtë raport. Gjithashtu jemi edhe në shumë procese në zhvillim e sipër në komisione, ligjeve dhe nismave që janë ndërmarrë me qëllim të përmbushjes së planit për procesin integrues”, tha ai.

Komisioni vendosi që në javët në vijim të thërrasë për raportim ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. /KP