Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror Kosovë - Mali i Zi, Shpejtim Bulliqi, sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ka paraqitur raportin e këtij komisioni, me gjetjet që, siç tha ai, janë vënë re gjatë punës së këtij komisioni.
Shpejtim Bulliqi, është njëri nga kundërshtarët më të mëdhenj të komisionit paraprak shtetëror që e kryesonte Murat Meha e që u shkarkua nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Bulliqi duke folur për këto gjetje përmendi dhe prezantoi fotografi e dokumente që, sipas tij, dëshmojnë për humbje territori të Kosovës në dobi të Malit të Zi.
Në vazhdimi Koha.net ju sjell raportin e plotë të këtij Komisioni:
Artikuj të ngjashëm
-
Bulliqi sot prezanton të gjeturat për demarkacionin
-
Komisioni i ri për demarkacionin ka gati raportin
-
Bulliqi: I kemi faktet për të përmirësuar gabimin në demarkacion
-
Isufi: Komisioni shtetëror për demarkacion me Malin e Zi e ka paraqitur dorëheqjen
-
Kritiku i demarkacionit me Malin e Zi tani në pritje të Qeverisë që ta korrigjojë