Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ramosaj: Serbia me mashtrime dhe viktimizime e bindi “Europa Nostran”

Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit, ka thënë se Manastiri i Deçanit është futur në listën e monumenteve të rrezikuara në Evropë pasi Serbia arriti të bindë organizatën “Europa Nostra”, përmes mashtrimeve dhe viktimizimeve.

Në Interaktiv të KTV-së, Ramosaj ka thënë se s’ka asnjë fakt mbi të cilin është marrë vendimi i organizatës prestigjioze që ky monument të futet në mesin shtatë monumenteve që konsiderohen të rrezikuara.

Sipas tij, në raportin e “Europa Nostras” nuk janë marrë për bazë raportet e sigurisë nga institucionet që kujdesen për sigurinë në atë zonë.

“Kjo është arritur përmes mashtrimit dhe viktimizimit të personelit të Manastirit e që ka ndikim te Qeveria e Serbisë. Janë mashtrues në prezantim të fakteve. Është përkushtim i tillë i Serbisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, shteti i Kosovës duhet të jetë më i kujdesshëm në hartimin e ligjeve, duke theksuar se me Ligjin për Zonat e Veçanta dhe atë për Parkun Nacional është favorizuar vetëm Manastiri i Deçanit dhe jo qytetarët e kësaj komune.

Edhe Ramosaj i reagon “Europa Nostras”: Shkëputuni nga qëllimet dashakeqe të qarqeve të caktuara Kulturë 4 v. më parë Ramosaj i reagon “Europa Nostras”: Shkëputuni nga qëllimet dashakeqe të qarqeve të caktuara

“Dua ta theksoj që duhet të jemi të vëmendshëm e më të përkushtuar sidomos në hartimin e legjislacioneve që u japin përparësi e mundësi akterëve sikurse personeli i manastirit apo qeveria e Serbisë, të drejtat e mundësinë që përmes mashtrimit e viktimizimit të përfitojnë diçka. Ne kemi krijuar raporte të tilla edhe të marrëveshjeve ndërkombëtare... edhe ligjore dhe vendim të Kushtetueses që këta ta paraqesin në vazhdimësi veten si viktima, sepse si të tillë duan të fitojnë diçka. Realiteti është krejt ndryshe”, ka deklaruar më tej ai.

Ramosaj: I vetmi problem për ndërtimin e rrugës pranë Manastirit është buxheti

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se problemi i vetëm pse ende nuk ka filluar ndërtimi i rrugës që lidh këtë komunë me Plavën në Mal të Zi është buxheti në nivelin nacional.

Ramosaj në “Interaktiv të KTV-së u shpreh se janë dakorduar me Manastirin e Deçanit, ku afër kalon rruga, që të respektohet marrëveshja e nënshkruar në tetorin e vitit 2020.

“Për mua dhe për gjithë qytetarët, ky problem është zgjidhur. I vetmi problem është buxheti, që në të ardhmen po besoj se duhet të procedohet kjo që t’i japim fund një kontesti me Kishën. Tradicionalisht, ekonomia është varur nga ajo pjesë, nga ato vise. Rruga ende nuk është asfaltuar, por ne në tetor kemi arritur marrëveshje, ku kanë qenë prezent edhe ambasadorë të huaj, KFOR-i, por nuk kemi buxhet për ndërtimin e kësaj rruge, as në vitin 2021. Kjo rrugë ka një koncept, që është koncept i zhvillimit ekonomik. Rruga që kalon para Manastirit, sipas marrëveshjes, jemi dakorduar që aty të kalojnë veturat e lehta, ndërsa në atë të Ngushacit, mund të hyjnë ato me peshë të rënda, si kamionët, traktorët”, deklaroi ai.


Ramosaj: Komuna e Deçanit nuk ka dhënë leje për ndërtimin e hidrocentraleve

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se Komuna që ai drejton nuk ka dhënë asnjëherë lejen për ndërtimin e hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe lumin Lumbardh.

Edhe Realiteti për Manastirin e Deçanit s’e bind “Europa Nostran” Kulturë 4 v. më parë Realiteti për Manastirin e Deçanit s’e bind “Europa Nostran”

Ramosaj në “Interaktiv“ të KTV-së ka shtuar se në vitin 2012 është dhënë vetëm një pëlqim për studimin e fizibilitetit, mirëpo sipas tij, lejet kanë ardhur nga Ministria e Ambientit asokohe.

“Sa i përket hidrocentraleve, njeriu më i zëshëm jam unë, pasi Komuna nuk ka lëshuar asnjëherë leje për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve, përveç që ka dhënë pëlqim për studim të fizibilitetit në vitin 2012. Krejt lejet përkojnë me Ministrin e Ambientit në ato kohë. Pajtueshmëria jonë me gjitha këto aktivitete, është që ne jemi dakorduar gjithë së bashku, që kompania e hidrocentralit të plotësojë tri kritere themelore, rivalizimin e Grykës së Deçanit, respektimi i minimumit ekologjik të lumit dhe ndërtimi i liqenit akumulues, ku ishin furnizuar këto hidrocentrale. Komuna e Deçanit i ka përdorur të gjitha mekanizmat, dhe nuk do të ndalet të përdor derisa të arrijë qëllimin për t’i plotësuar ato kritere”, është shprehur ai.