Opinionisti Agim Sopi ka ironizuar situatën politike rreth zgjedhjes së presidentit, duke propozuar në mënyrë satirike një “arushë” si kandidat konsensual.
Sopi ka thënë se shpresa për arritjen e një marrëveshjeje ekziston, por theksoi se ndoshta zgjidhja duhet kërkuar jashtë politikës tradicionale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shpresa ka. Personalisht mund ta jap shembull një ide interesante. Pardje e pashë një dokumentar në një televizion francez për Kosovën. Ishte ndoshta dokumentari i parë pa paragjykime dhe ishte shumë afirmativ për Kosovën, kryesisht konsistonte në bukuritë natyrore të vendit. Ajo që ishte atraktive për ta ishte Kopshti i Arinjve dhe më ra ndërmend: pse zoti Kurti nuk shkon atje dhe të marrë një kandidat konsensual, një arushë. Jam i bindur që i gjithë spektri politik do ta votonte. Edhe evropianët do të ishin njëzëri, madje do të ishte edhe Lista Serbe pro. Do të ishim të gjithë të lumtur”, u shpreh ai në “Konfront” të KTV-së.
Ramosaj: Ka një kohë që LDK-ja nuk ka qenë më e artikuluar se tani
Sipas Ramosajt, LDK-ja nuk ka qenë kurrë me artikuluar sesa kësaj here.
”Kjo shkallë intensive e komunikimit që po bën Kurti me LDK-në, respektivisht i mbrëmshëm, tregon se ka gjasa për një marrëveshje. LDK-ja bukur moti nuk ka qenë më e artikuluar se këtë herë. Gati të gjitha herat qoftë në këto variante apo në këtë komunikim që e kishte për zgjedhje të presidentit ose për qeverinë, nuk ka qenë dhe aq e artikuluar, në kuptimin e ofrimit të alternativave opsionale. Paraqitja e zëdhënësit të LDK-së për dy opsione, të lë të kuptosh se ka shans për zgjidhjen e çështjes se presidentit”, ka deklaruar Ramosaj në emisionin “Konfront” në KTV, ku vlerësoi po ashtu se ky artikulim e shkëput me qasjen dhe sjelljen e deritanishme që e ka pasur LDK-ja.
Megjithatë sipas profesorit Ramosaj, varianti për konsensus të plotë nuk mund të realizohet. Sipas Ramosajt, i vetmi rast kur një president është zgjedhur me konsensus të plotë, ishte zgjedhja e Atifete Jahjagës.
“Varianti i parë që plasoi sot LDK-ja për një konsensus të plotë, ai ka rënë prej kombinimit, nuk mund të realizohet. Nga presidentët që janë zgjedhur deri më tani me konsensus të plotë ka qenë vetëm zgjedhja e Atifete Jahjagës dhe ajo zgjedhje ka qenë me trysninë e bashkësisë ndërkombëtare, respektivisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë profesori Ramosaj.
Kryeministri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme takimin e tretë në përpjekje për t’i dhënë zgjidhja çështjes së presidentit të ri.
Grupi parlamentar i LDK-së, ka mbajtur edhe një mbledhje, pas së cilës zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa, ka theksuar se për Lidhjen Demokratike janë dy opsione - marrëveshja LVV-LDK, ose konsensusi i të gjitha partive.