Gjatë së mërkurës në QKMF-në në Deçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore rreth 120 pacientë, të cilët kanë pasur simptoma të helmimit.
Megjithatë, sipas drejtuesve të komunës së Deçanit, numri i pacientëve ka shënuar rënie, derisa sipas tyre institucionet janë duke kryer analiza më të thella për të gjetur shkaktarët e këtij infeksioni.
“Deri më tani ajo që është ditur se numri I pacientëve e ka kaluar mbi 1 mijë e 500.Ka një pjesë që janë recidivistë pasi kthehen për të marrë shërbime. Dje kemi marr rezultatet e analizave nga IKSHPK-ja që tregojnë që uji është i përdorshëm dhe I pastër mirëpo që duhet të bërë analiza shtesë që të gjenden shkaktarët që ka quar deri te ky infeksion ose ky helmim”, ka bërë të ditur në një konferencë për media kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Sipas Ramosajt, janë edhe rreth 80 qytetarë nga rajoni i Pejës të cilët kanë kërkuar trajtim drejtë në spitalin e Pejës ose në klinikat private me simptoma të njëjta.
Ramosaj këtu është pyetur edhe për një helmim të ngjashëm që kishte ndodhur në qershor të këtij viti, i cili sipas tij kishte mbetur rast i izoluar për shkak se nuk kishte përhapje të madhe.
‘Ne kemi pas një situatë të tillë në fshatin Krushec atë kohë kemi ftuar në takimi Hidrodrinin dhe IKSHPK dhe ka rezultuar që është uji në gjendje të rregullt. Ky rast ka mbet i izoluar sepse nuk ka pasur më shqetësime. Ndodhi që tani të përsëritet e njëjta gjendje por në përmasa më të mëdha. Këto analiza do të jenë më të detajuara më të thella” ka thënë Ramosaj.
-
Ramosaj kërkon që Komuna të menaxhojë ujin e pijes në Deçan
-
Kryetari i Deçanit siguron banorët për ujin duke e pirë vetë
-
Situata në Deçan po përmirësohet, pritet që pacientët të ndalen brenda pak ditëve
-
Institucionet po bëjnë analiza më të thella për rastet e dyshimta të helmimit në Deçan
-
Në Deçan vazhdojnë të shtohen pacientët, nuk përjashtohet mundësia e infeksionit viral