Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, është ulur të martën në karrigen e të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ai dhe tre të akuzuar të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim janë deklaruar të pafajshëm,shkruan sot Koha Ditore.
Përmes avokatëve të tyre mbrojtës kanë thënë se aktakuza është e pabazuar dhe e paqëndrueshme.
Aktakuza ndaj ish-ministrit Buja, ish-sekretarit Xhavit Dakaj, drejtorit të Prokurimit në MASHT, Xhemajl Buzuku, dhe ndaj pronarit të kompanisë “Alb- Architect”, Afrim Demiri, ka të bëjë me tenderin “Mbikëqyrja profesionale e objekteve kapitale të ndërtuara nga MASHT-i”. Ky tender dyshohet se i ishte ndarë kundërligjshëm kompanisë “Alb-Architect”.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Hidhet poshtë aktakuza ndaj ish-ministrit Buja dhe ish-sekretarit Dakaj
-
Ish-ministri Buja nuk ndihet fajtor për akuzat nga Prokuroria
-
Ish-ministri Ramë Buja sërish nën hetime për korrupsion
-
Gjykata: Prokuroria nuk vërtetoi se Buja dhe Dakaj kanë bërë shkelje
-
Buja e Dakaj s’janë fajtorë për kontratën e dëmshme të MASHT-it