Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Buja e Dakaj s’janë fajtorë për kontratën e dëmshme të MASHT-it

Gjykata Themelore e Prishtinës ka pushuar procedurën penale ndaj ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja, dhe ish-sekretarit të kësaj Ministrie, Xhavit Dakaj. Në kohën e nënshkrimit të kontratës bazë, as Buja e as Dakaj nuk kanë qenë pjesë në MASHT, derisa në vazhdimin e kontratës, që e kishin nënshkruar, nuk kishte implikime financiare, është thënë në aktvendimin e gjykatës, bën të ditur KTV.

Kërkesat për pushim të procedurave penale gjykata i ka refuzuar për dy të akuzuar të tjerë, ndaj të cilëve do të vazhdohet me gjykim. Për ta avokatët kanë paralajmëruar ankesë e ngjashëm do të veprojë edhe prokurori i rastit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ramë Buja, Xhavit Dakaj deri dje akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për çka vazhdon të mbetet i akuzuar Xhemajl Buzuku, derisa afaristi Afrim Demiri, nga Prokuroria Speciale, akuzohet për veprën penale të mashtrimit.