Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-ministri Buja nuk ndihet fajtor për akuzat nga Prokuroria

Ramë Buja dhe 3 të tjerët e akuzuar në rasti e MASHT-it janë deklaruar se nuk e ndjejnë veten fajtor për akuzat që i ngarkon Prokuroria.

Ish-ministri i arsimit nga radhët e PDK-së akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë më ish-sekretarin Xhavit Dakaj dhe shefin e Prokurimit në këtë ministri, Xhemajl Buzuku.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa pronari i kompanisë AlB Architect, Afrim Demiri akuzohet për mashtrim. Ai kishte dorëzuar 31 kontrata false në MASHT të cilat kishin qenë vendimtare që ta fitoj tenderin për ndërtim të disa objekteve shkollore. Kur Ramë Buja kishte ardhur në pozitën e ministrit, kësaj kompanie i ishte vazhduar kontrata edhe për 12 muaj.

Për këtë avokati Petrit Dushi që mbron Bujën, ka thënë se ai nuk duhet të jetë pjesë e aktakuzës, raporton KTV.

"Kontrata është nënshkruar në 2009 kur Ramë Buja nuk ka qenë ministër, derisa ai nuk qenë në dijeni se çfarë ka ndodhur kur e ka nënshkruar anekskontratën", ka thënë avokati Dushi.